foto VCG
Një person është arrestuar pasi dyshohet se shkaktoi dy zjarre në qytetin gjerman perëndimor të Essenit, duke lënë të lënduar 30 persona dhe duke u futur më pas me një furgon në dy dyqane, kanë bërë të ditur autoritetet të dielën, njofton panorama.al. Shërbimet e urgjencës u alarmuan për dy zjarre në ndërtesa banimi radhazi, pak pas orës 17:00, të shtunën.
Ndër personat e lënduar ishin tetë fëmijë dhe dy prej tyre thuhet se janë në gjendje të rëndë për jetën, raporton AP. Menjëherë pas shpërthimit të zjarreve, një furgon hyri në dy dyqane në qytet, duke shkaktuar dëme materiale, por pa të lënduar.
Më pas personi dyshohet se i kërcënoi njerëzit me armë, por disa burra arritën ta mbajnë atë deri në mbërritjen e policisë, e cila ka bërë të ditur se i dyshuari ishte një 41-vjeçar banues në Essen me nënshtetësi siriane.(Fatosi)