SHBA - Uragani Helene, mbi 60 viktima dhe dëme të shumta materiale
2024-09-30 12:28:03

SHBA, Uragani Helene (Foto RTSH)

Të paktën 63 njerëz kanë vdekur dhe miliona kanë mbetur pa energji elektrike, pasi Uragani Helene u përhap në juglindje të SHBA, njofton RTSH. Në Karolinën e Veriut, më shumë se 400 rrugë mbeten të mbyllura dhe furnizimet po transportohen me avion për banorët, tha guvernatori i shtetit Roy Cooper.

Zyrtarët vazhduan shpëtimin e guximshëm me varka, helikopterë dhe automjete të mëdha për të ndihmuar të bllokuarit duke përfshirë rreth 50 punëtorë dhe pacientë që u grumbulluan në çatinë e një spitali të përmbytur në Tenesi.

Uragani Helenë është i 14-ti më i fuqishmi që godet SHBA-në që nga fillimi i regjistrimeve. Me gjerësi afërsisht 675 km, ndikimi i erërave të forta dhe shiu të dendur, u përhapën në Florida, Xhorxhia, Tenesi dhe Karolinë.(Fatosi)