Shqipëri, nisin shirat e vjeshtës
2024-09-30 10:37:42

Foto nga VCG

Territori i Shqipërisë është përfshirë në pjesën më të madhe nga vranësirat dhe shirat për shkak të kalimit të një fronti të ftohtë, njofton panorama.al.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët në një pjesë të madhe të territorit, ndërsa lokalisht priten dhe shtrëngata afatshkurtra. Në zonën e veriperëndimit priten reshje me intensitet nga mesatar deri në rrebeshe.

Temperaturat kanë pësuar një rënie të ndjeshme. Ato variojnë nga 14 deri në 26 gradë.(Fatosi)