Në 75 vjet, si kanë mundur Kina dhe bota të arrijnë përfitime të ndërsjella?
2024-09-30 14:23:00

Ky vit shënon 75-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës. Këta 75 vjet kanë dëshmuar mrekullinë e zhvillimit të shpejtë ekonomik të Kinës dhe të përfitimeve të ndërsjella mes Kinës dhe botës. Nga varfëria dhe dobësia deri te bërja ekonomia e dytë më e madhe në botë, vendi më i madh prodhues, vendi më i madh në tregtinë e mallrave dhe konsumatori i dytë më i madh i mallrave... Kina është bërë një motor i rëndësishëm i rritjes ekonomike globale. Nga viti 1979 deri në vitin 2023, ekonomia kineze u rrit me një normë mesatare vjetore prej 8.9 %, shumë më e lartë se norma mesatare e rritjes së ekonomisë botërore prej 3.0 % gjatë së njëjtës periudhë. Sidomos në dekadën e fundit, kontributi mesatar i Kinës në rritjen ekonomike botërore i ka kaluar 30 %. Kina gjithashtu ka zgjidhur historikisht problemin e varfërisë absolute dhe ka ndërtuar një shoqëri relativisht të begatë në të gjitha aspektet. Sipas standardeve të Bankës Botërore, që nga Reforma dhe Hapja, numri i atyre që dolën nga varfëria në Kinë përbën më shumë se 70 % të numrit të përgjithshëm global, duke përshpejtuar shumë procesin e uljes së varfërisë globale. 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Gjatë 75 vjetëve ndryshimesh të jashtëzakonshme, pse ka mundur të arrijë Kina  përfitime të ndërsjella me botën? Kjo ka ardhur sepse Kina e ka vendosur veten gjithmonë në prirjen e zhvillimit njerëzor, ka ndërvepruar pozitivisht me botën, është zhvilluar së bashku dhe e ka çuar sistemin e qeverisjes globale në një rrugë më të drejtë dhe më të arsyeshme. 

Në vitin 1978, plenumi i tretë i Komitetit Qendror të 11-të të Partisë Komuniste të Kinës filloi rrugëtimin historik të Reformës dhe Hapjes. Në atë kohë, tregjet globale duhej të zgjeroheshin më tej dhe Kina e bota po lëviznin në të dy drejtimet. Në vitin 2001, Kina iu bashkua Organizatës Botërore të Tregtisë, duke u bërë ky një moment historik në pjesëmarrjen e saj të thellë në globalizimin ekonomik. Që atëherë, Kina ka përmbushur plotësisht angazhimet e saj për pranimin në OBT, ka hapur ndjeshëm tregun e saj, ka zhvilluar tregtinë e jashtme dhe ka mbajtur ekspozita globale... dhe integrimi i saj me botën është bërë gjithnjë e më i madh. Gjatë më shumë se një dekadës së fundit, Kina ka promovuar transformimin dhe përmirësimin ekonomik nëpërmjet reformave të thelluara gjithëpërfshirëse e promovimit të vazhdueshëm të zhvillimit me cilësi të lartë. 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina e ka arritur zhvillimin e saj nëpërmjet reformave dhe hapjes. Në të njëjtën kohë, ajo ka promovuar begatinë e qëndrueshmërinë botërore nëpërmjet zhvillimit të saj, duke u bërë stabilizuesja dhe burimi kryesor i fuqisë së ekonomisë globale.

Vjet në Kinë u krijuan 53 766 ndërmarrje të reja me investime të huaja, me një rritje prej 39.7 % në krahasim me vitin 2023, ndërsa vlera e përdorimit real të kapitalit të huaj ishte 1.13 trilion juanë, duke u renditur e dyta në botë. 

Zinxhirët industrialë dhe të furnizimit janë një garanci e rëndësishme për zhvillimin ekonomik global. Aktualisht, Kina është bërë i vetmi vend në botë që zotëron të gjitha kategoritë industriale sipas Katalogut të Klasifikimit Industrial të Kombeve të Bashkuara dhe statusi i saj në zinxhirin global të furnizimit po rritet dita-ditës. Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, më shumë se gjysma e automjeteve elektrike të shitura globalisht vitin e kaluar janë prodhuar në Kinë. 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Aktualisht, Kina po zhvillon fuqishëm forcat e reja prodhuese. Në vitin 2023, përqindja e vlerës së shtuar ekonomike të të ashtuquajturave "tre produkte të reja" të Kinës në PBB-në e vendit u rrit me 2.4 pikë përqindjeje krahasuar me vitin 2016. Raporti i fundit i publikuar nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale tregon se renditja globale e inovacionit të Kinës është ngritur me një vend nga viti i kaluar, duke arritur në vendin e 11-të dhe duke e bërë Kinën një nga ekonomitë me inovacionin me rritjen më të shpejtë në dekadën e fundit. Në të njëjtën kohë, investimet kineze jashtë vendit kanë promovuar zhvillimin ekonomik vendor. 

Në vitin 2023, flukset e investimeve të huaja të drejtpërdrejta të Kinës ishin 177.29 miliardë dollarë, duke zënë 11.4 % të vëllimit global. Kina u rendit ndër tre vendet e para në botë për 12 vjet rresht, duke zënë më shumë se 10 % të peshës globale për tetë vjet me radhë. Nga një këndvështrim më i gjerë, përfitimet e ndërsjella ndërmjet Kinës dhe botës reflektohen gjithashtu në pjesëmarrjen e saj të thellë në qeverisjen globale dhe promovimin prej saj të një ekonomie të hapur botërore. 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kur hedh sytë në të kaluarën, vëren se nga kriza financiare aziatike e vitit 1997 deri te kriza ndërkombëtare financiare e vitit 2008, te ndikimi i epidemisë së COVID-19 dhe intensifikimi i konflikteve gjeopolitike, globalizimi ekonomik ka përparuar me zigzage dhe i ashtuquajturi deficit i zhvillimit global ka vazhduar të rritet. 

Si të zgjidhet problemi i zhvillimit? Kina ka ndërmarrë veprime, si nxitja e vënies së çështjeve të zhvillimit në qendër të agjendës ndërkombëtare, propozimi për ndërtimin e përbashkët të nismës "Një brez, një rrugë" dhe tre nismat e mëdha globale, ndihma e vendeve në zhvillim për të përballuar rreziqet e sfidat e ndryshme dhe kundërshtimi i përpjekjeve të disa vendeve perëndimore për të imponuar bllokadën dhe shkëputjen. Kina ka bërë thirrje gjithmonë për "konsultime të gjera, kontribut të përbashkët dhe përfitime të ndërsjella" për të siguruar që nga rezultatet e zhvillimit të përfitojnë të gjithë. Në Samitin e Pekinit të Forumit për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë të mbajtur jo shumë kohë më parë, pala kineze propozoi "Dhjetë Veprimet e Partneritetit", me qëllim që Kina dhe Afrika të punojnë së bashku në përpjekje për të promovuar modernizimin dhe globalizimin ekonomik gjithëpërfshirës.