Kina shpreh shqetësimin për shpërthimin Izrael-Liban
2024-09-30 10:45:08

Foto nga VCG

Kina po ndjek nga afër vrasjen e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, i cili vdiq në një sulm ajror në kryeqytetin e Libanit Bejrut më 27 shtator, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze në një deklaratë të dielën, njofton CGTN.

Kina kundërshton shkeljen e sovranitetit dhe sigurisë së Libanit, kundërshton dhe dënon çdo veprim kundër civilëve të pafajshëm dhe kundërshton çdo veprim që nxit antagonizmin dhe përshkallëzon tensionet rajonale, thuhet në deklaratë.

Kina u kërkon palëve të interesuara, veçanërisht Izraelit, që të ndërmarrin menjëherë veprime për të qetësuar situatën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit apo edhe daljen jashtë kontrollit.(Fatosi)