Maratona e Tiranës më 20 tetor, 4 mijë garues nga Shqipëria dhe bota
2024-09-30 15:16:15

Maratona e Tiranës (Foto ATSH)

Maratona e Tiranës, eventi më i madh sportiv në kryeqytet, rikthehet për të tetin vit me radhë më 20 tetor, njofton ATSH. Maratona pritet të mirëpresë mbi 4,000 garues nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës.

Maratona do të zhvillohet në katër kategori kryesore: “Marathon”, “Half Marathon”, “Tirana 10K” dhe “We Too”. Për secilën kategori janë parashikuar çmime për fituesit, nga 300 në 5000.

Përtej aspektit garues, Maratona e Tiranës do të jetë një festë e madhe për qytetin, me aktivitete të shumta artistike dhe kulturore përgjatë gjithë ditës.

Në edicionin e kaluar pjesëmarrja ishte rekord, me garues të të gjitha moshave nga vende të ndryshme. Maratona është certifikuar edhe nga Federata Botërore e Atletikës, duke i dhënë statusin e një aktiviteti ndërkombëtar.(Fatosi)