Netanjahu: Unë dhashë urdhrin për vrasjen e Nasrallahut, ishte motori i së keqes të Iranit!
2024-09-30 10:53:46

Foto nga VCG

Kryeministri Benjamin Netanjahu ka deklaruar se ishte ai që urdhëroi vrasjen e Hassan Nasrallahut sepse eliminimi i liderit të Hezbollahut ishte thelbësor për të mundësuar kthimin e sigurt të banorëve veriorë të Izraelit në shtëpitë e tyre, njofton RTSH.

Në deklaratën e tij të parë publike që kur Izraeli vrau Nasrallahun të premten në Bejrut, Netanjahu tha se Izraeli ka "larë hesapet" me një "vrasës masiv" përgjegjës për vrasjet e izraelitëve të panumërt dhe dhjetëra qytetarëve amerikanë dhe francezë.

"Ai ishte terroristi” dhe “motori qendror i boshtit të së keqes të Iranit. Nasrallah dhe njerëzit e tij ishin arkitektët e planit për të shkatërruar Izraelin” tha Netanjahu.(Fatosi)