Tiranë, nis ndërtimi i një terminali të ri autobusësh
2024-09-30 10:52:29

Ndërtimi i terminalit Veliaj (Foto Top Channel)

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj njoftoi për nisjen e punimeve për ndërtimin e Terminalit Veri-Perëndimor të Autobusëve, njofton RTSH.

Terminali që do të ndërtohet tek kthesa e Kamzës, dhe konsiderohet një nga projektet më jetike për Tiranën, që do t’i japë zgjidhje edhe problemeve të trafikut intensiv.

Duke dhënë detaje mbi projektin, kryebashkiaku u shpreh se Terminalit Veri-Perëndimor i Autobusëve,  do të jetë 5 herë më i madh se Terminali Lindor i Autobusëve në Lundër, dedikuar kryesisht për linjat e juglindjes dhe Greqinë e Veriut, Maqedoninë e Turqinë. Terminali i ri do të jetë për linjat e veriut, jugut të Shqipërisë dhe linjat e tjera ndërkombëtare. (Fatosi)