Ministri Igli Hasani në Nju Jork (Foto RTSH)
Ministri i jashtëm shqiptar Igli Hasani ka bërë thirrje për lehtësimin dhe modernizimin e procedurave për qytetarët shqiptarë në vende të ndryshme të botës.
Ministri i Jashtëm Igli Hasani gjatë vizitës zyrtare në kuadër të zhvillimeve të sesionit të përvitshëm të OKB-së, është takuar me stafin e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në New York. Sipas ministrit për periudhën janar – shtator 2024 janë ofruar 2 600 shërbime konsullore për shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë në SHBA, Meksikë, Panama, Republikë Domenikane, Kosta Rika, Guatemala, Hawai e Bahamas.
Gjatë vitit 2024 janë kryer 107 mijë shërbime konsullore, nga stafet në 42 poste konsullore në ambasada dhe konsullata të përgjithshme, që mbulojnë thuajse të gjithë botën.
“Përgjegjshmëri e prioritet janë lehtësimi dhe modernizimi i procedurave konsullore për t’iu gjendur sa më pranë qytetarëve shqiptarë”, shkruan ministri Hasani në rrjetet sociale.(Fatosi)