Foto nga VCG
Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi i telefonoi të premten Jean-Noel Barrot për ta uruar për emërimin e tij si ministër i Evropës dhe Punëve të Jashtme i Francës.
Wang Yi tha se Kina dhe Franca janë të dyja vende anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e vende të mëdha të pavarura dhe marrëdhëniet ndërmjet tyre janë të një rëndësie të madhe përtej sferës dypalëshe. "Jam i gatshëm të punoj me Ministrin e Jashtëm Barrot për të zbatuar konsensusin e arritur nga dy krerët e shteteve, për të ruajtur komunikimin he koordinimin e ngushtë për çështjet dypalëshe dhe kryesore ndërkombëtare dhe rajonale, për të promovuar përparimin e ri e të vazhdueshëm në partneritetin gjithëpërfshirës strategjik Kinë-Francë dhe për të dhënë kontribute të reja për paqen, qëndrueshmërinë dhe zhvillimin botëror," theksoi kryediplomati kinez.