Presidenti Begaj: Integrim në shoqëri dhe mundësi të barabarta për nxënësit që nuk dëgjojnë
2024-09-29 09:06:59

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti në një takim nxënës, mësues e drejtues të “Qendrës Burimore për Nxënësit që nuk Dëgjojnë”, të cilët u njohën me institucionin, historinë dhe fushën e veprimtarisë se Presidencës, shkruan “ATSH”.

Presidenti Begaj/ATSh

Presidenti Begaj/ATSh

Kreu i shtetit falënderoi mësuesit dhe stafin për misionin e tyre të vështirë dhe dedikimin ndaj nxënësve dhe i inkurajoi nxënësit të realizojnë ëndrrat e tyre, duke u integruar sa më tepër në shoqëri dhe duke pasur mundësi të barabarta.

Kontribut të veçantë mbi mirërritjen dhe zhvillimin e tyre, Presidenti Begaj cilësoi mbështetjen e familjareve e sidomos të bashkëpunëtorëve profesionistë në përballimin e sfidave që hasin.

Kreu i Shtetit shprehu interesimin e tij për vazhdimin e bashkëpunimeve me “Qendrën Burimore për Nxënësit që nuk Dëgjojnë” dhe integrimin e tyre në stafet profesionale.