Lufta Izrael-Hezbollak ka shkaktuar mijëra viktima në Liban
2024-09-29 10:05:37

Lufta ne Liban (Foto Panorama)

Lufta ne Liban (Foto Panorama)

Të paktën 1540 njerëz janë vrarë në Liban që nga nisja e armiqësisë midis grupit militant Hezbollah të mbështetur nga Irani dhe Izraelit më 8 tetor 2023.

Sipas një raporti të publikuar nga Njësia e Menaxhimit të Rrezikut të Fatkeqësive të Libanit, gati 5410 persona të tjerë janë plagosur që nga ajo kohë, shkruan “Panorama”.

Shifrat në raport nuk tregojnë nëse viktimat janë civilë apo militantë.

Izraeli dhe Hezbollahu kanë shkëmbyer zjarr vdekjeprurës ndërkufitar për muaj të tërë, duke detyruar dhjetëra mijëra civilë në të dy anët e kufirit të largohen.