Turqia kërkon të bëhet anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së
2024-09-29 11:00:16

Erdogan (Foto Atsh)

Erdogan (Foto Atsh)

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka shprehur dëshirën që vendi i tij të sigurojë një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

“Si Turqi, po përpiqemi të bëhemi anëtarë të përhershëm, por nuk kemi arritur ndonjë rezultat”,- deklaroi ai nga Stambolli, shkruan “ATSH”.

Erdogan tha se anëtarët e përhershëm aktualë nuk kanë treguar asnjë qëllim për të mbështetur kërkesën e Turqisë.

Këshilli i Sigurimit aktualisht përbëhet nga 15 anëtarë: 5 të përhershëm – Kina, Franca, Rusia, Britania e Madhe dhe SHBA – dhe 10 jo të përhershëm të zgjedhur për mandate dyvjeçare nga Asambleja e Përgjithshme. (Irma)