Astronomët kanë publikuar një hartë gjigante të Rrugës së Qumështit, me zbulimet që kanë ndryshuar përgjithmonë njohuritë e tyre lidhur me këtë galaktikë.
Harta me rreze infra të kuqe përmban më tepër se 1.5 miliardë objekte, ndër to edhe yje të sapokrijuar, dhe si e tillë është harta më e detajuar e krijuar ndonjëherë, shkruan “ATSH”.
Foto nga Shoqata për Shkencë dhe Teknologji e Pekinit
Duke përdorur teleskopin me rreze infra të kuqe “Vista”, të Observatorit Europian Jugor (ESO), shkencëtarët vëzhguan për mbi 13 vjet rajonet qendrore të Rrugës së Qumështit.
Dante Minniti, astrofizikan në Universitetin “Andres Bello” në Kili, i cili udhëhoqi projektin, tha: “Ne bëmë kaq shumë zbulime, saqë kemi ndryshuar përgjithmonë pamjen e galaktikës sonë”.
Të dhënat e hartës mbulojnë një zonë të qiellit të barabartë me 8600 hëna të plota dhe përmbajnë rreth 10 herë më shumë objekte sesa një hartë e mëparshme e hartuar nga i njëjti ekip në vitin 2012.
Harta e madhe me rreze të kuqe infra përmban rreth 500 terabit të dhëna dhe si e tillë është projekti më i madh i kryer nga teleskopi i Observatorit ESO.
Dr. Oscar Gonzalez, shkencëtar i lartë i projektit në Qendrën e Teknologjisë së Astronomisë në Mbretërinë e Bashkuar (UK ATC) dhe bashkautor në punimin e ri të Astronomisë dhe Astrofizikës, u shpreh se përfundimi i hartës më të madhe të Rrugës së Qumështit është një arritje e jashtëzakonshme për komunitetit e astronomëve.