“Ne nuk do të largohemi! Palestina është atdheu ynë. Është atdheu i të parëve tanë dhe ne nuk do të ikim. Nëse ka dikush që duhet të largohet, ata janë uzurpatorët pushtues”,- deklaroi presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, shkruan “ATSH”.
Abbasi në konferencën e OKB-së, 26 shtator 2024, Nju Jork/ VCG
Presidenti palestinez gjithashtu i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndalojë furnizimin e Izraelit me armë, duke theksuar se e gjithë bota është përgjegjëse për atë që po i ndodh popullit në Gaza.
Abbas kërkoi vendosjen e një armëpushimi të menjëhershëm, dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza dhe tërheqjen e plotë të trupave izraelite.
“Ne nuk duam të luftojmë kundër Izraelit, por duam që populli ynë, familjet tona të jenë të mbrojtura. Autoriteti Palestinez duhet të vendosë pushtetin e tij të plotë në Gaza dhe në Bregun Perëndimor. Nuk kërkojmë as më shumë, as më pak”,- shtoi Abbas.
Protesta në Nju Jork kundër sulmit në Gazë, 26 shtator 2024/VCG
Një varrim kolektiv në Gazë, 26 shtator 2024/VCG
Presidenti i Autoritetit Palestinez bëri gjithashtu thirrje për një konferencë ndërkombëtare për zgjidhjen me dy shtete brenda një viti.