“Shija e Kinës” përmbyll aktivitetet për Javën Kulturore të Kinës në Shqipëri
2024-09-28 16:03:43

Java Kulturore e Kinës në Shqipëri u përmbyll me aktivitetin festiv “Shija e Kinës”, në Pedonalen e Tiranës, e cila ishte zbukuruar me simbole kineze, për të paraqitur folklorin kinez, por pjesëmarrësit përjetuan dhe përvojën e veçantë gastronomike kineze.

Aktiviteti “Shija e Kinës” në Pedonalen e Tiranës  (Foto CMG)

Aktiviteti “Shija e Kinës” në Pedonalen e Tiranës  (Foto CMG)

Në këtë event ishte e pranishme edhe ambasadorja e Kinës në Shqipëri, Pang Chunxue.

Vizitorët shqiptarë dhe shumë të turistë të huaj që vizitojnë Tiranën në këtë periudhë të vitit, treguan interes të shtuar për aktivitetin, duke u ndalur nëpër stendat me ushqime, çajra dhe libra shqip-kinezisht. Atyre iu bënë pyetje rreth Kinës dhe fituesit e kuizeve morën dhurata suvenire të ndryshme kineze.

Vajza me kostume tradicionale interpretuan melodi me instrumente muzikore kineze. Gjithashtu, nëpër stenda ishin paraqitur punime artizanale, si dhe u organizuan lojëra argëtuese.

Aktiviteti “Shija e Kinës” në Pedonalen e Tiranës  (Foto CMG)

Aktiviteti “Shija e Kinës” në Pedonalen e Tiranës  (Foto CMG)

Ambasadorja kineze në Shqipëri, zonja Pang Chunxue në aktivitet(Foto CMG)

Aktiviteti “Shija e Kinës” në Pedonalen e Tiranës  (Foto CMG)

Aktiviteti “Shija e Kinës” në Pedonalen e Tiranës  (Foto CMG)

Javët Kulturore Ndërkombëtare është një nismë e Ministrisë shqiptare të Kulturës, që sjell tingujt, imazhet, aromat dhe shijet e vendeve të ndryshme të botës.

Falë programit dinamik e gjithëpërfshirës, Javët Kulturore Ndërkombëtare krijojnë një atmosferë të jashtëzakonshme dhe shpërndajnë mesazhe të forta paqeje dhe pranimi të njëri-tjetrit.