Greqia mundet dhe është e gatshme të bëhet një portë kryesore e mallrave kineze për të hyrë në tregun europian, deklaroi Këshilltari Tregtar i Ambasadës greke në Kinë, Georgios Chatzipetros, gjatë pjesëmarrjes në një mbledhje për bashkëpunimin Kinë-Europë Qendrore dhe Lindore në fushën e logjistikave, që po mbahet në qytetin Yibin të Kinës Jugperëndimore.
Këshilltari Tregtar i Ambasadës greke në Kinë, Georgios Chatzipetros(Foto nga CMG)
Z. Chatzipetros ka punuar për tetë vite në Kinë, duke dëshmuar ndryshimet e mëdha që Kina ka përjetuar gjatë kësaj periudhe.
Sipas tij, Kina ka nxjerrë një sërë politikash për reformën dhe hapjen e mëtejshme, të cilat po thellohen vazhdimisht, për tu përshtatur më mirë me mjedisin tregtar global.
Kina dhe Greqia kanë një lidhje të thellë miqësie. Pas vizitës reciproke të liderëve të dy vendeve vitet e fundit, marrëdhëniet dypalëshe kanë hapur një epokë të re.
Të dy vendet ruajnë një bashkëpunim të ngushtë në fushën e transportit detar dhe ndërtimin e infrastrukturës, veçanërisht në investimin e ndërtimin të Portit të Pireut. Tani, Porti i Pireut renditet i katërti në Evropë dhe i pari në rajonin e Mesdheut, gjë që tregon plotësisht suksesin e bashkëpunimit.
Këshilltari Tregtar grek tha se Greqia është anëtarja më e re e Mekanizmit të Bashkëpunimit Kinë-Evropë Qendrore dhe Lindore. Ajo pret që në këtë mbledhje të arrihen rezultate pragmatike dhe frytdhënëse.
Vendi i tij ndodhet në qendër të logjistikës ndërkombëtare dhe është destinacioni i parë i hyrjes së mallrave në tregun europian. Greqia ka një rrjet të gjerë rrugor dhe po zhvillon fuqishëm rrjetin e saj hekurudhor. Ajo mundet dhe është e gatshme të bëhet një portë kryesore për mallrat kineze në Evropë.