KE: Ka dështuar miratimi i rregullores për energjinë e rinovueshme
2024-09-28 14:33:09

Komisioni Europian bëri të ditur se pothuajse të gjitha vendet anëtare të BE-së kanë dështuar në transferimin e një rregulloreje të BE-së në ligjet e tyre kombëtare, që do të mundësonte miratimin më të shpejtë të projekteve për energjinë e rinovueshme.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Vetëm Danimarka informoi ekzekutivin e BE-së, përgjegjës për zbatimin e ligjit, se rregullorja ishte zbatuar përpara 1 qershorit, që ishte afati i vendosur ligjor, shkruan “RTSH”.

Si rezultat, Komisioni Europian u ka bërë thirrje 26 vendeve të tjera anëtare të BE-së që të transpozojnë plotësisht rregulloren.

Nëse vendet anëtare të BE-së nuk e njoftojnë KE-në në kohën e duhur lidhur me zbatimin e direktivës, Komisioni mund të vazhdojë me procedurën, që konsiston në gjobë ose në një çështje të hapur në Gjykatën Europiane të Drejtësisë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas KE-së, direktiva thjeshton dhe përshpejton procedurat e autorizimit, ndërkohë që përcakton afate të qarta si për projektet e energjisë së rinovueshme, ashtu edhe për infrastrukturën e tyre të nevojshme.