Shqipëria dhe Suedia forcojnë bashkëpunimin për reformat në sistemin penitenciar
2024-09-28 14:57:42

 Foto nga ATSh

Foto nga ATSh

Drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, priti në një takim drejtorin e përgjithshëm të Burgjeve dhe sekretarin e Shtetit të Suedisë, Mikael Kullberg, si dhe ambasadorin e Suedisë në Shqipëri, Niklas Ström, së bashku me ekipin e tyre këshillues.

Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në sistemin penitenciar dhe reformat për përmirësimin e tij, me fokus të veçantë në krijimin e programeve të reja për rehabilitimin dhe riintegrimin e të dënuarve, shkruan “ATSH”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Qose the se gjatë takimit u diskutua gjithashtu edhe për mundësitë për shkëmbimin e praktikave më të mira mes dy vendeve dhe mënyrat e trajtimit të të sëmurëve mendorë në institucionet penitenciare.