Borrell: Harmonizim strategjik i Ballkanit me BE-në për ruajtjen e stabilitetit rajonal
2024-09-27 11:17:11

Foto nga VCG

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, u takua në Nju Jork me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, ku u theksua nevoja për harmonizim strategjik me BE-në për ruajtjen e stabilitetit rajonal, shkruan “RTSH”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryediplomati europian bëri të ditur se Ballkani Perëndimor është pjesë integrale e së ardhmes së Europës dhe se anëtarësimi në BE është i arritshëm, me kusht që të ndiqen reformat kyçe.

Në takimin me Borrell, morën pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, kryetari i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Denis Beçiroviç, zëvendëskryeministri për Çështjet e Jashtme dhe Europën i Malit të Zi, Filip Ivanoviç, dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. (Irma)