Sulmet ne Liban (Foto Panorama)
Izraeli ka refuzuar propozimet për armëpushim me Hezbollahun nga aleatët, përfshirë edhe SHBA-në, të cilët kanë kërkuar ndalim të luftimeve për tri javë, në mënyrë që të mundësohet të gjendet një zgjidhje diplomatike për të shmangur zgjerimin e luftës, shkruan “Panorama”.
“Nuk do të ketë armëpushim në veri. Ne do të vazhdojmë luftën kundër organizatës terroriste Hezbollah me gjithë fuqinë tonë deri në fitore dhe kthimin e sigurt të banorëve të këtyre zonave në shtëpitë e tyre”,- shkroi në “X” ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz.
Foto nga VCG
Këto deklarata shuajnë shpresat për një zgjidhje të shpejtë, pasi kryeministri i Libanit, Najib Mikati, shprehu optimizëm se një armëpushim mund të arrihet shpejt në Liban, ku qindra mijëra njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të dhunës.
Foto nga VCG
Liderët botërorë kanë shprehur shqetësim se konflikti, së bashku me luftën e Izraelit në Gaza kundër Hamasit, mund të përshkallëzohet shpejt. (Irma)