Kryeministri Rama (Foto Atsh)
Objektiv strategjik është anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian brenda kësaj dekade, deklaroi kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi në Neë York me përfaqësuesit e 100 shoqatave të shqiptarëve të Amerikës, me ftesë të aktivistit shqiptar dhe kreut të Këshillit Kombëtar të Diasporës, Mark Gjonaj, shkruan “ATSH”.
Duke u ndalur te procesi i integrimit europian, kryeministri Rama theksoi se anëtarësimi në BE do të ishte një arritje historike.
“Kjo do të ishte një arritje historike dhe një kapërcim i jashtëzakonshëm historik, sepse përfundimisht do të linim të shkuarën mbrapa dhe do të rreshtoheshim si të barabartë me të gjithë ato vende që deri dje i kemi parë nga larg edhe pastaj e kemi arritur individualisht, por gjithmonë kemi parë nga poshtë-lart kur vjen fjala për raportin shtetëror”,- theksoi ai. (Irma)