Turiste ne Shqiperi (Foto Gazetasi)
Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar gjatë muajit gusht ishte 2.167.665, 7.2% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2023, bëhet e ditur në raportin e Institutit të Statistikave, cituar nga “RTSH”.
Në total, gjatë muajit gusht 2024, rezultojnë të kenë hyrë në territorin shqiptar, 3.106.126 shtetas shqiptar dhe të huaj. Ky tregues ka pësuar një rritje me 9.1%, krahasuar me gushtin e 2023-shit.
Foto nga VCG
Referuar INSTAT-it, 96% e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Europës. Europa Jugore zë 77% të hyrjeve të shtetasve të huaj nga kontinenti europian, ndjekur nga Europa Perëndimore me 9%.
Foto nga VCG
Qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në 99% të rasteve është për qëllime personale, ku dominojnë hyrjet për pushime, vizitë te të afërm, etj. Ky tregues ka shënuar një rritje me 10.4%, krahasuar me gushtin e 2023-shit. Rritje të ndjeshme në muajin gusht kanë pasur edhe hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime biznesi dhe profesionale, me 49.4%. (Irma)