“Miti i zi: Wukong" bëhet popullor, duke çelur një dritare të re për përhapjen e kulturës kineze
2024-09-27 15:49:36

Aktualisht, "Wukong" po përshpejton "udhëtimin e tij drejt Perëndimit" dhe popullariteti i lojës po përhapet me shpejtësi në mbarë botën. Disa tifozë kanë përpiluar mbi 200 faqe me materiale sfondi për të ndihmuar lojtarët ndërkombëtarë të kuptojnë rrënjët e thella kulturore të historisë.

I famshëm për trashëgiminë e tij të pasur kulturore dhe estetikën moderne të lojërave, "Miti i zi: Wukong" është bërë një befasi që e kapërcen komunitetin e lojërave. Suksesi i tij i paparë madje ka rritur çmimet e aksioneve të disa kompanive dhe ka nxitur turizmin në provincën Shanxi, një nga vendet kryesore të xhirimeve të lojës.