Ministri Gonxhja: Shqipëria prezantohet në Panairin e Berlinit me produkte novatore
2024-09-27 11:00:21

Panairi i Berlinit (Foto Atsh)

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, vizitoi panairin më të madh ndërkombëtar dedikuar inovacionit dhe teknologjisë së transportit e mobilitetit “InnoTrans”, të zhvilluar në Berlin të Gjermanise, shkruan “ATSH”.

Gjatë kësaj vizite, ministri Gonxhja u njoh nga afër me zhvillimet inovative më të fundit në sektorin e hekurudhave, aplikime të teknologjisë së inteligjencës artificiale dhe zgjidhje të qëndrueshme për lëvizjen urbane.

“U prezantuam me kënaqësi me produkte novatore të zhvilluara nga startup-e shqiptare, që përfshijnë sisteme të zgjuara transporti dhe zgjidhje ekologjike të lëvizshmërisë, të aplikuara në kryeqytetet kryesore të BE-së”,- bëri të ditur ai.

Ministri Gonxhja u shpreh krenar për potencialin emocionues të sipërmarrjeve novatore shqiptare, që kontribuojnë në sektorin global të transportit. (Irma)