foto VCG
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, akuzoi homologun rus Vladimir Putin për planifikimin e sulmeve në infrastrukturën bërthamore të Ukrainës.
Gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ai deklaroi se së fundi ka marrë informacione alarmante nga Shërbimi i Inteligjencës, se Putini duket se po planifikon sulme ndaj objekteve bërthamore në Ukrainë dhe infrastrukturës së tyre.
Presidenti Zelensky theksoi se Ukraina nuk do të pranojë kurrë një marrëveshje paqeje të imponuar ndaj tij nga fuqitë e mëdha.
Duke denoncuar luftërat koloniale dhe komplotet e fuqive të mëdha në kurriz të vendeve të vogla, presidenti ukrainas tha se ukrainasit nuk do të pranojnë kurrë një marrëveshje të mundshme paqeje me Rusinë që do t’u imponohej. (Irma)