Gjermania lindore në alarm nga rritja e nivelit të përmbytjeve
2024-09-27 11:21:56

Foto nga VCG

Shërbimet e Emergjencave në Gjermaninë lindore janë në gatishmëri të lartë, pasi niveli i ujit të përmbytjeve nga lumi Oder vazhdon të rritet.

Niveli më i lartë i alarmit u aktivizua në disa rajone, pasi inspektorët raportuan rrjedhjet e para nga digat, ndërkohë që mbetje drurësh janë marrë përpara nga rrjedha e ujit, shkruan “RTSH”.

Kryeministri i landit të Brandenburgut, Dietmar Woidke e përshkroi situatën si të të rëndë, por megjithatë ende nën kontroll.

“Jemi të përgatitur nëse gjërat përkeqësohen”,- u shpreh ai gjatë një vizite në qytetin e Eisenhüttenstadtit për të inspektuar përgatitjet për reagimin ndaj përmbytjeve.

Këtë herë nuk pritet një përmbytje ekstreme si ajo e vitit 1997, kur qytetet në pellgun e lumit Oder rrezikonin të mbuloheshin nga uji, pasi pritat dhe mbrojtjet e tjera janë përmirësuar që atëherë. (Irma)