CFP
Ushtria izraelite ka vazhduar sulmet ajrore në Liban, thanë burime lokale.
Agjencia shtetërore e lajmeve “NNA” raportoi se Izraeli kishte bombarduar mëngjesin e të enjtes një ndërtesë komunale pranë Nabatyieh në jug të Libanit, shkruan “ATSH”.
“Në jug të Libanit, të paktën katër persona u vranë gjatë sulmeve pranë kufirit”,- bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Media shtetërore përmendi rreth 20 lokacione ku ndodhën sulmet.
Departamenti libanez i Mbrojtjes Civile raportoi operacionet e shpëtimit, duke përfshirë Luginën Bekaa në lindje.
Pas sulmeve të Izraelit, ekipet e shpëtimit nxorën disa të plagosur nga rrënojat dhe gjetën trupa të pajetë.
Ushtria izraelite njoftoi se forcat ajrore kishin shënjestruar rreth 75 vende në Liban, duke përfshirë Luginën Bekaa dhe jugun.
IDF-ja bëri të ditur se kishte shënjestruar kryesisht depo armësh dhe raketahedhëse. (Irma)