Kreu i OKB-së paralajmëron: Libani mos të bëhet një Gazë e dytë
2024-09-26 17:11:26

Liban (Foto RTSH)

Liban (Foto RTSH)

Lufta në Gazë dhe rreziku i përshkallëzimit të mëtejshëm në Liban është tema mbizotëruese e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara këtë vit.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, paralajmëroi që në fillim të fjalimit të tij për rrezikun e përhapjes masive të luftës në Lindjen e Mesme. Sipas tij, lufta e Gazës është një makth i vazhdueshëm dhe tani edhe Libani është në buzë të humnerës, citon “Panorama”.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres  (Foto ATSH)

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres  (Foto ATSH)

“Populli libanez, populli izraelit dhe njerëzit në mbarë botën nuk mund ta përballojnë që Libani të bëhet një Gazë e dytë”,- paralajmëroi ai.

Guterres e dënoi edhe një herë sulmin e Hamasit më 7 tetor si të neveritshëm, duke shtuar se nuk ka asnjë justifikim për ndëshkimin kolektiv të popullit palestinez. (Elona)