Gonxhja: 5 100 vende pune në Portalin Kombëtar të Punësimit
2024-09-26 11:17:39

foto nga VCG

foto nga VCG

5 100 vende pune në të gjitha qytetet e Shqipërisë janë ofruar në Portalin Kombëtar të Punësimit, puna.gov.al, i krijuar për të mbështetur tregun shqiptar të punës, bëri të ditur ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.

Ndërmarrjet hoteliere, industria nxjerrëse, prodhimet artizanale, arsimi dhe formimi profesional, industria ushqimore, administrata publike dhe ndërtimi janë edhe sektorët që kanë më tepër kërkesa për punësim, shkruan “ATSH”.

Tashmë çdo punëkërkues plotëson online dosjen respektive dhe mund të gjejë punën më të mirë të mundshme apo kandidatin më të mirë për një vend pune përmes puna.gov.al.

Edhe punëdhënësit mund të futen në këtë portal dhe të publikojnë vendet e lira të punës, si dhe të lidhen me punëkërkuesit.

Aksesi në platformë realizohet duke vendosur të njëjtat kredenciale si në portalin e-Albania. (Elona)