Qyteza Zhujiajiao / foto VCG
Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, Shangai u rendit i pari ndër qytetet kineze për pritjen e turistëve, duke u bërë ndalesa e parë e të huajve në Kinë. Turistët e huaj parapëlqejnë jo vetëm bukuritë e metropolit, por edhe stilin tradicional të jetesës në zonën jugore të Lumit Jance.
Qyteza e lashtë Zhujiajiao, në Perëndim të Shangait, është përfaqësuesja e këtij stili tradicional. Ajo quhet "Venecia mbi ujë në Shangai" dhe përfshihet në listën e dhjetë qytezave të lashta më të preferuara nga turistët e huaj, të publikuar në fillim të shtatorit nga Instituti Kërkimor i Turizmit i Kinës. Por cilat janë forcat tërheqëse të kësaj qyteze për turistët e huaj?
Qyteza Zhujiajiao / foto VCG
Atmosfera e veçantë kulturore dhe ritmi i ngadaltë i jetës, e kanë bërë qytezën Zhujiajiao një nga destinacionet ideale për turistët kinezë e të huaj, për të shijuar kulturën tradicionale dhe panoramën e bukur të zonës jugore të Lumit Jance.
Turistë të shumtë mund të ndiejnë forcën tërheqëse dhe ngrohtësinë e kësaj qyteze, gjatë shëtitjeve nëpër rrugicat me pllaka guri ose shijimit të gatimeve vendase.
Çajtorja Nr.1 të Jugut të Lumit Jance / foto nga “Culture and Tourism of Qingpu”
Në Zhujiajiao mos humbisni shijimin e çajit dhe mëngjesin në Çajtoren Nr.1 të Jugut të Lumit Jance, e cila ka një histori njëqind vjeçare. Çajtorja hapet rregullisht çdo mëngjes në orën 3 e gjysmë, për të pritur shumë frekuentues të rregullt të saj. Të ulur pranë dritares buzë lumit, teksa pijnë çaj dhe bisedojnë për historitë e qytezës, fillon një ditë e re e jetesës së ngadaltë në qytezën Zhujiajiao.
Zyra postare e dinastisë qing / foto nga “Culture and Tourism of Qingpu”
Qyteza Zhujiajiao / foto VCG
Gjatë pasdites sugjerohet shëtitja me varkë nëpër qytezë, duke shijuar çajin e silit kinez. Teksa varka kalon nëpër harqet e urave të lashta, duket sikur ndodheni në një tablo poetike të rajonin jugor të Lumit Jance.
Ura e lirimit të qenieve / foto VCG
Fangsheng, një urë me një histori qindra vjeçare, është ura me pesë harqet më të gjata, më të gjera dhe më të larta në Shangai, ndaj quhet Ura nr.1 e Shangait.
Krahas kësaj ure, në Zhujiajiao gjenden edhe mbi 30 ura të tjera të lashta, si Ura Fuxing, Ura Zhonghe, Ura Chenghuangmiao, të cilat janë dëshmi e jetesës mbi ujë të banorëve në Zhujiajiao, të trashëguar përgjatë 1700 viteve.
Kopshti Kezhi / foto VCG
Natën mund ta kaloni në Bujtinën Jingting, të rikonstruktuar në bazë të ndërtesës së vjetër të Dinastisë Ming.
Sipas Raportit të Zhvillimit të Turizmit të Huaj në Kinë (2023-2024), publikuar nga Instituti Kërkimor i Turizmit, kultura kineze dhe shijimi i jetës së bukur, janë bërë forcat thelbësore tërheqëse të destinacioneve. Nga një sondazh i bërë nga ky institut, rezulton se mbi 60% e të pyeturve e zgjedhin shijimin e kulturës kineze si qëllimin kryesor të udhëtimit në Kinë. Edhe jeta e veçantë kineze, përfshirë kulinarinë, kujdesin shëndetësor dhe blerjet, është pjesë e rëndësishme e eksperiencës së turistëve të huaj në Kinë.
Një dyqan i zbukuruar me rrepa të bardha, përgjatë rrugës së vjetër në qytezën Zhujiajiao / foto VCG
Pak kohë më parë, kompania ndërshtetërore e anijeve turistike "Viking Cruises" hapi një linjë përgjatë bregdetit të Kinës, "Eksplorimi në Kinë" për klientët amerikanë e evropianë të nivelit të lartë. Qyteza e lashtë Zhujiajiao përfshihet në destinacionet e rekomanduara rreth Shangait dhe është një nga stacionet e kësaj linje.
"Kina ka një histori dhe kulturë të pasur. Ajo është një nga destinacionet më të tërheqëse në botë", u shpreh Tortstein Hagentha, president i kompanisë Viking Cruises. Ai shpreson që sa më shumë turistë amerikanë e evropianë do të vizitojnë thellësisht Kinën. "Shpresojmë se të gjithë turistët e anijeve tona, pas kthimit në vendet e tyre, do të bëhen promovues të Kinës," shtoi ai.