Ngrohja globale dyfishoi mundësinë e shiut ekstrem në Europë në shtator
2024-09-26 15:01:55

foto nga VCG

foto nga VCG

Ngrohja e planetit dyfishoi mundësinë e niveleve ekstreme të shiut që goditi Europën Qendrore në shtator.

Në një studim të fundit thuhet se ngrohja globale përkeqësoi katër ditët e reshjeve të dendura që çuan në përmbytje vdekjeprurëse në vende nga Austria në Rumani, citon “RTSH”.

Shirat u bënë të paktën 7% më të fortë nga ndryshimet klimatike.

foto nga VCG

foto nga VCG

"Tendenca është e qartë",- tha Bogdan Chojnicki, një shkencëtar klimatik në Universitetin e Shkencave të Jetës në Poznań dhe bashkautor i studimit.  "Nëse njerëzit vazhdojnë të mbushin atmosferën me emetime të karburanteve fosile, situata do të jetë më e rëndë".

Stuhia “Boris” përfshiu Europën Qendrore në mes të shtatorit dhe shkaktoi sasi rekord të shiut në Austri, Republikën Çeke, Hungari, Poloni, Rumani dhe Sllovaki. Shirat e dendur i shndërruan rrjedhat e qeta në lumenj të egër, duke shkaktuar përmbytje që shkatërruan shtëpi dhe vranë 22 njerëz. (Elona)