Studimi: Ka rritje të përdorimit problematik të mediave sociale nga adoleshentët
2024-09-26 15:04:36

foto nga VCG

foto nga VCG

Një studim i madh ndërkombëtar sugjeron se ka pasur një rritje të mprehtë në atë që e quan përdorimin "problematik" të mediave sociale midis të rinjve që nga pandemia. Studiuesit arritën në këtë përfundim pasi anketuan pothuajse 280.000 fëmijë të moshës 11, 13 dhe 15 vjeç në 44 vende, bën të ditur “RTSH”.

Studimi i Sjelljes Shëndetësore në Fëmijët e moshës shkollore (HBSC) zbuloi se 11% e të anketuarve u angazhuan me mediat sociale në një mënyrë problematike në 2022-shin,  krahasuar me 7% në 2018-n.

Autorët e raportit thonë se gjetjet ngrenë shqetësime urgjente për ndikimin e teknologjisë dixhitale në shëndetin mendor dhe mirëqenien e të rinjve. Ata thonë se nevojiten më shumë veprime për të promovuar sjellje të shëndetshme në internet. (Elona)