
foto VCG
Zyra e fushatës së zëvendëspresidentes së ShBA-së, Kamala Harris, në Arizona është sulmuar me armë zjarri.
Policia po heton atë që duket të jetë dëmtim me armë zjarri gjatë natës në një zyrë fushate të koordinuar nga Partia Demokrate, bën të ditur “RTSH”.
Incidenti ndodhi vetëm disa ditë përpara se Harris të planifikohet të vizitojë Arizonën në kuadër të fushatës zgjedhore.
“Askush nuk ishte brenda zyrës gjatë orëve të natës, por kjo ngre shqetësime për sigurinë e atyre që punojnë në atë ndërtesë, si dhe të atyre aty pranë”,- bëri të ditur policia.
Të shtënat me armë zjarri shënojnë incidentin e dytë të dëmtimit kriminal në atë zyrë në javët e fundit. Pas mesnatës së 16 shtatorit, xhamat e përparmë të zyrës ishte thyer me pistoletë. (Elona)
