CMG: Pse ShBA-ja pritet të ndalojë harduerët e softuerët kinezë për automjetet e lidhura me internetin
2024-09-25 17:30:33

Fjala kyçe: 禁止---[jìn zhǐ]---ndalim

"Kjo është masa e fundit e ShBA-së për shtypjen e sektorit të automjeteve të Kinës"; "Ky është absolutisht proteksionizëm tregtar"; "Shkëputja nuk mund të pengojë aftësinë konkurruese të automjeteve kineze"; "Një gjë e tillë do të ushtrojë ndikim negativ në zinxhirin global të furnizimit."......

Të hënën, Departamenti amerikan Tregtisë i ShBA-së propozoi ndalimin e përdorimit të harduerëve e softuerëve të prodhuar nga Kina në automjetet e lidhura me internetin e me drejtim automatik në rrugët e ShBA-së. Ky propozim është pritur me dyshime e kritika nga opinioni publik, thuhet në një koment të Grupit Mediatik të Kinës (CMG).

foto nga VCG

Linja e montimit të automjeteve të grupit GAC të Kinës / foto nga VCG

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Informacionit të Tregut të Automjeteve për Udhëtarët të Kinës Cui Dongshu i tha CMG-së se, nga këndvështrimi global, harduerët dhe softuerët për automjetet inteligjente të lidhura me internetin, të krijuara nga Kina, prodhohen në mënyrë masive dhe përputhen me standardet përkatëse ndërkombëtare. Edhe zinxhiri kinez i furnizimit është më i sigurti dhe më efikasi në botë. Aktualisht harduerët e automjeteve të eksportuar nga Kina në ShBA janë kryesisht pjesë këmbimi bazë, si goma, bucelë, etj., ndërsa softuerët kinezë të automjeteve kanë të bëjnë kryesisht me sistemin e drejtimit automatik, por eksportohen shumë rrallë në ShBA. "'Urdhri i ri i ndalimit' nga pala amerikane është një gabim serioz, që synon në fakt 'shkëputjen' dhe do të krijojë më shumë pasiguri për industrinë globale të automjeteve," theksoi Cui.

Gjatë vitit të fundit, pala amerikane ka ndërmarrë shumë veprime kundër industrisë kineze të automjeteve, nën pretekstin e së ashtuquajturës "siguri kombëtare". Javën e kaluar, qeveria amerikane shpalli që do të vendosë taksa doganore prej 100 për qind ndaj automjeteve elektrike kineze, duke u përpjekur të frenojë më tej industrinë kineze të automjeteve.

Nga kufizimi i importit të automjeteve tërësore te ndalimi i softuerëve dhe pjesëve të këmbimit, nuk është e vështirë të shihet se pala amerikane synon tërë zinxhirin e industrisë së automjeteve elektrike dhe inteligjente kineze, komentoi CMG-ja.

foto nga VCG

Linja e montimit të automjeteve të grupit BYD / foto nga VCG

Agjencia "Reuters" vëren që qëllimi i këtyre veprimeve të palës amerikane është pengimi i hyrjes në tregun amerikan të automjeteve kineze, me aftësinë e tyre të fortë konkurruese, duke u përpjekur të fitojë kohë për krijimin e zinxhirit të furnizimit për automjetet e lidhura me internetin nga industria amerikane e automjeteve.

Sipas analistëve, ndalimi nga pala amerikane i harduerëve e softuerëve kinezë në fushën e automjeteve inteligjente të lidhura me internetin është "matja e të tjerëve me kutin e vetes". Ashtu siç tha profesori Jeffrey Sachs, drejtori i Qendrës së Zhvillimit të Vazhdueshëm të Universitetit të Kolumbias të ShBA-së, ky ndoshta është një projeksion i planit të qeverisë amerikane për të instaluar softuerë të këqij në disa sisteme.

Prapa këtij veprimi ka edhe qëllime politike. Profesori i Institutit të Diplomacisë të Kinës Li Haidong i tha CMG-së se përfshirja e veprimtarive ekonomike normale në sferën e "sigurisë kombëtare" është metoda e zakonshme e politikanëve amerikanë për shtypjen e Kinës dhe për fabrikimin e konsensusit kundër Kinës te publiku amerikan, duke sheshuar rrugën për politikën e mëtejshme ekstreme kundër Kinës.

Faktet kanë vërtetuar më se një herë se është e pavlerë metoda e ndërprerjes së zinxhirit industrial me urdhër administrativ, veçanërisht në fushën e automjeteve inteligjente të lidhura me internetin, ku integrohet thellësisht zinxhiri global. Në këtë drejtim, ndërmarrjet kineze kanë epërsi teknologjike e kostosh dhe sensorët, gjurmimi me rreze lazer dhe harduerë e softuerë të tjerë kinezë janë bërë zgjedhjet ideale për ndërmarrjet shumëkombëshe të automjeteve.

foto nga VCG

Selia e "Volkswagen"-it në Kinë /  foto nga VCG

Pikërisht për këtë arsye, prodhuesit kryesorë të automjeteve në botë, si "GM", "Toyota", "Volksvagen", "HYUNDAI" etj., janë shprehur se nuk mund ta ndryshojnë lehtë sistemin ose harduerët nga furnizuesit e tjerë për produktet e tyre dhe është pothuajse i pamundur përjashtimi plotësisht i teknologjisë apo i pjesëve të këmbimit nga Kina.

Në një artikull të gazetës amerikane "New York Times" paralajmërohet qeveria amerikane që të mos e izolojë tregun e brendshëm të automjeteve dhe të mos e shndërrojë ShBA-në në "një vend me industri të prapambetur automjetesh dhe të mbushur plot me makina të mëdha, të shtrenjta dhe me harxhim të lartë karburanti".

"Kina nuk shkel rregullat tregtare, por ShBA-ja ka bërë gabime strategjike," është shprehur ekonomisti i famshëm amerikan Joseph Stiglitz për fërkimet tregtare ShBA-Kinë. Sipas planit, qeveria amerikane ka 30 ditë për dëgjimin e mendimeve të publikut për këtë "urdhër ndalimi" ndaj automjeteve kineze. Politikanët amerikanë duhet të dëgjojnë kërkesat e industrisë së vendit e zërat e arsyeshme dhe të ndalojnë menjëherë veprimet që dëmtojnë veten dhe të tjerët.

Ndërmarrjet kineze të automjeteve e kanë fituar tregun në bazë të novacionit teknologjik e sigurisë dhe pala amerikane duhet të mos përfytyrojë Kinën, në bazë të rrugës së vet që ka kaluar, mbyllet komenti i CMG-së.