foto VCG
Kancelari Olaf Scholz deklaroi se Gjermania nuk do t’i heqë kufizimet ndaj Ukrainës në lidhje me përdorimin e armëve gjermane me rreze të gjatë veprimi kundër Rusisë, shkruan “Panorama”.
Scholz theksoi se qeveria gjermane ka marrë disa vendime në lidhje me mbështetjen ushtarake për Ukrainën, mes të cilave është edhe ndalimi i Ukrainës që të përdorë raketa gjermane thellë brenda territorit të Rusisë.
“Kjo nuk është në përputhje me qëndrimin tim personal. Ne nuk do ta bëjmë këtë dhe kemi arsye të mirë për këtë”,- deklaroi kancelari gjerman nga Nju Jorku, në kuadër të takimit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Presidenti ukrainas Volodymy Zelensky u është lutur vazhdimisht partnerëve perëndimorë ta lejojnë Ukrainën t’i përdorë raketat e tyre me rreze të gjatë veprimi për të goditur shënjestrat thellë brenda tokës ruse, përfshirë fushat ajrore dhe depot e naftës të përdorura nga ushtria.
Arma me rreze më të gjatë veprimi që Gjermania ia ka dhënë deri tani Ukrainës është raketahedhësi MARS II, i cili mund ta godasë shënjestrën 84 kilometra larg.
Gjermania i ka dhënë leje Ukrainës ta përdorë atë vetëm në hapësirë të kufizuar brenda tokës ruse, në afërsi të qytetit kufitar ukrainas, Kharkiv.
Gjermania nuk dëshiron t’i japë Ukrainës raketa lundruese Taurus, e cila mund të godasë rreth 500 kilometra larg, duke argumentuar se kjo do ta rriste dukshëm rrezikun për përshkallëzimin e konfliktit. (Elona)