Egjipti, thirrje OKB-së: Ndërhyni në konfliktin e Libanit, rrezikon të përhapet në të gjithë rajonin
2024-09-25 10:47:29

Foto nga VCG

Ministria e Jashtme e Egjiptit u ka bërë thirrje fuqive ndërkombëtare dhe Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të ndërhyjnë menjëherë për të ndaluar përshkallëzimin e rrezikshëm izraelit në Liban.

Egjipti, një ndërmjetës kyç midis Izraelit dhe Hamasit, ka paralajmëruar vazhdimisht kundër përshkallëzimit rajonal të konfliktit, për të cilin thotë se kërcënon të tërheqë rajonin në një luftë gjithëpërfshirëse rajonale, citon “RTSH”.

Egjipti ka shprehur solidaritetin me Libanin dhe refuzon çdo shkelje të sovranitetit dhe territorit të Libanit.

Kajro zyrtare do të vijojë përpjekjet e tij për një armëpushim në Gaza për të rivendosur qetësinë. (Elona)