Foto nga VCG
Të dhënat e fundit tregojnë që në muajin gusht të sivjetshëm, ekonomia kineze ka qenë në një gjendje të qëndrueshme, duke shënuar mëkëmbje të vazhdueshme nga ana e prodhimit dhe e kërkesës. Po ashtu, edhe treguesit mbi punësimin dhe çmimet e mallrave janë të qëndrueshëm. Kjo, sipas analistëve, mund të ofrojë mbështetje të qëndrueshme për zhvillimin me cilësi të lartë.
Në një konferencë për shtypin, zëdhënësja dhe kryeekonomistja e Zyrës Kombëtare të Statistikave të Kinës, Liu Aihua, u shpreh që ekonomia kineze në muajin gusht ka qenë në gjendje të qëndrueshme. Prodhimi e kërkesa kanë vazhduar të mëkëmben, çmimet e mallrave kanë ruajtur në përgjithësi qëndrueshmërinë, zhvillimi me cilësi të lartë ka vazhduar të ecë përpara dhe ekonomia kombëtare në përgjithësi ka ruajtur prirjen e zhvillimit të qëndrueshëm.
Foto nga VCG
Në gusht, vlera e shtuar e ndërmarrjeve të mëdha industriale, me të ardhura prej më shumë 20 milionë juanësh, u shtua me 4.5 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me një rritje prej 0.32 % më shumë se në muajin korrik të këtij viti. Sipas kategorive industriale, automjetet me energji të reja, robotët e shërbimeve dhe produktet e qarqeve të integruara kanë shënuar një rritje përkatësisht me 30.5 %, 20.1 % dhe 17.8 %.
Krahas industrisë, edhe sektori i konsumit ka pasur rritje në gusht të këtij viti. Vëllimi i përgjithshëm i shitjes me pakicë të mallrave të konsumit shënoi vlerën 3872.6 miliardë juanë, ose 2.1 % më shumë se në të njëjtin muaj të një viti më parë. Në periudhën janar-gusht, kjo shifër ishte 31 trilionë e 245.2 miliardë juanë, 3.4 % më shumë se gjatë së njëjtës periudhë të vitit 2023. Niveli i shitjes me pakicë në internet ishte 9635.2 miliardë juanë, 8.9 % më shumë se një vit më parë.
Foto nga VCG
Edhe për sa i përket sektorit të tregtisë, ekonomia kineze ka ruajtur një gjendje pozitive. Në gusht, vëllimi i përgjithshëm i import-eksportit shënoi vlerën 3752.3 miliardë juanë, 4.8 % më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Eksporti arriti në 2200.8 miliardë juanë, me një rritje 8.4 %, kurse importi shënoi vlerën 1551.5 miliardë juanë, duke ruajtur po të njëjtin nivel me atë të së njëjtës periudhë të vjetshme.
Kryeekonomisti i Fondit të Burimeve të Hapura “First Seafront”, Yang Delong, u shpreh që import-eksportet e Kinës në muajin gusht të vitit 2024 kanë ruajtur gjendjen e qëndrueshme. Ndërkohë, në periudhën janar-gusht, eksportet kanë njohur një rritje prej 6.9 %. Ndër to, eksporti i të ashtuquajturave “tre të rejat” (produktet fotovoltaike, automjetet me energji të reja dhe bateri lithiumi) ka shënuar rritje të shpejtë, duke u bërë një motor i rëndësishëm për nxitjen e rritjes ekonomike.
Foto nga VCG
“Edhe pse mjedisi i jashtëm është në një gjendje të ndërlikuar e serioze dhe kërkesa efektive në tregun e brendshëm nuk është e mjaftueshme, ekonomia kineze në përgjithësi është në gjendje të qëndrueshme dhe elementet e faktorët që mbështesin zhvillimin me cilësor janë duke u grumbulluar në mënyrë të pandërprerë. Një gjë e tillë ka ofruar mbështetje të fuqishme për përballimin e sfidave dhe të rreziqeve të ndryshme. Kështu që funksionimi i ekonomisë kombëtare mund të vazhdojë prirjen e zhvillimit të qëndrueshëm,” u shpreh zëdhënësja e Zyrës Kombëtare të Statistikave të Kinës Liu Aihua. (Jiang Lei)