Britania, thirrje Izraelit dhe Libanit për armëpushim
2024-09-25 18:45:47

Britania per Libanin (Foto Atsh)

Britania per Libanin (Foto Atsh)

Qeveria e Britanisë së Madhe ka kërkuar armëpushim mes Izraelit dhe Libanit, pasi numri i të vdekurve nga sulmet izraelite që shënjestronin grupin terrorist Hezbollah u rrit në mbi 550 persona.

Kjo është vala më vdekjeprurëse e sulmeve izraelite që nga lufta mes Izraelit dhe Hezbollahut në vitin 2006, shkruan “ATSH”.

“Libani u përgjigj duke lëshuar 55 raketa në veri të Izraelit”, sipas ushtrisë izraelite.

Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

“Thellësisht i alarmuar nga raketat dhe sulmet ajrore në Liban dhe Izrael dhe vdekjet e civilëve. Përshkallëzimi i mëtejshëm rrezikon të çojë në pasoja edhe më shkatërruese”,- shkroi Lammy në “X”. (Elona)