E hëna - dita më vdekjeprurëse e konfliktit mes Izraelit dhe Hezbollahut që nga viti 2006
2024-09-25 10:42:28
Foto nga VCG
E hëna shënoi ditën më vdekjeprurëse të konfliktit ndërkufitar midis Izraelit dhe Hezbollahut në Liban që nga viti 2006. Ushtria izraelite njoftoi se kishte goditur rreth 1600 objektiva të Hezbollahut në një operacion për të shkatërruar infrastrukturën, objektet dhe armët që i përkasin grupit të armatosur, shkruan “Panorama”.
Ministria e Shëndetësisë e Libanit bëri të ditur se nga sulmet u vranë dhjetëra fëmijë dhe u plagosën më shumë se 1600 persona. Mijëra njerëz kanë nisur zhvendosjet dhe janë nisur drejt veriut.
Hezbollahu, ndërkohë, qëlloi më shumë se 200 raketa në veri të Izraelit, sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit. Dy persona u plagosën nga predhat, thonë mjekët. (Elona)
Lajmet Kryesore