Foto nga VCG
Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka ngritur alarmin për luftimet më të fundit mes Izraelit dhe grupit militant libanez Hezbollah. Sipas Borrell, situata është pranë një lufte të plotë në të gjithë Lindjen e Mesme, citon “RTSH”.
Nga Nju Jorku, ku merr pjesë në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Borrell u shpreh për gazetarët se lufta në Rripin e Gazës po nxiste skenarë të tjerë lufte në të gjithë rajonin.
“Duhet të vijojmë të kërkojmë një armëpushim të menjëhershëm mes Izraelit dhe Libanit si dhe për situatën në Gaza. Këto dy konflikte nuk janë të ndryshëm. Janë të ndërlidhur”,- u shpreh Borrell.
Sipas kryediplomatit europian, ata që po paguajnë çmimin e kësaj situate janë civilët. Borrell akuzoi si Izraelin dhe grupin militant Hamas për zvarritje të negociatave për arritjen e një armëpushimi. (Elona)