Irani akuzon Izraelin se po përpiqet të zgjerojë konfliktin në Lindjen e Mesme
2024-09-25 18:42:36

Irani (Foto Rtsh)

Irani (Foto Rtsh)

Irani ka dënuar ashpër sulmet ajrore izraelite në Liban. Presidenti Masoud Pezeshkian akuzoi Izraelin se po kërkon të krijojë një konflikt më të gjerë.

Presidenti Pezeshkian tha se Perëndimi i kishte kërkuar Iranit mos të hakmerrej në mënyrë që mos të rrezikonte përpjekjet për një armëpushim në Gaza, shkruan “RTSH”.

“Ne u përpoqëm mos të përgjigjemi. Ata vazhduan të na thoshin se jemi në arritjen e paqes, ndoshta brenda një jave apo më shumë. Por ne kurrë nuk arritëm atë paqe të pakapshme”,- deklaroi presidenti iranian.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi Izraelin për pasoja të rrezikshme.

Irani dhe Izraeli kanë qenë armiq që nga revolucioni islamik i vitit 1979 në Iran, i cili solli një regjim që e ka konsideruar Izraelin kundërshtar si një pjesë kyçe të ideologjisë së tij. (Elona)