Lufta në Liban, OKB-ja thirrje për mos të përshkallëzuar situatën
2024-09-25 11:22:51

Okb-ja per Libanin (Foto Rtsh)

Forca e Përkohshme e Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL) ka shprehur shqetësimin për sigurinë e civilëve në Libanin jugor. Kreu i misionit, gjenerali Aroldo Lázaro, ka kontaktuar të dyja palët, ato libaneze dhe izraelite, duke theksuar nevojën urgjente për mos të përshkallëzuar situatën, shkruan “RTSH”.

Në një deklaratë të UNIFIL-it thuhet se çdo përshkallëzim i mëtejshëm i kësaj situate të rrezikshme mund të ketë pasoja të gjera dhe shkatërruese.

Foto nga VCG

UNIFIL, e cila është një forcë paqeruajtëse e OKB-së, paralajmëron se sulmet ndaj civilëve shkelin ligjin ndërkombëtar dhe mund të përbëjnë krime lufte.

Avionët izraelitë kanë filluar të intensifikojnë sulmet e tyre në Luginën Bekaa në Libanin verilindor, ndërsa ushtria izraelite ka lëshuar një paralajmërim, duke u thënë civilëve libanezë të lënë shtëpitë e tyre.

Foto nga VCG

Lugina Bekaa konsiderohet një bastion i Hezbollahut dhe është goditur nga Izraeli në muajt e fundit, por sulmet këtë herë duken shumë më të rënda. (Elona)