Numri i vizitorëve në sitet kulturore në Shqipëri shënoi rritje në 8 muajt e parë të vitit
2024-09-24 14:40:37

Apolonia (Foto Atsh)

Apolonia (Foto Atsh)

Nga janari deri në gusht të këtij viti, sitet kulturore në Shqipëri kanë pasur rreth 875.315 vizitorë, 36% më shumë krahasuar me vitin 2023, shkruan “ATSH”.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, duke paraqitur shifrat e vizitorëve, e cilësoi një periudhë të suksesshme turistik edhe në sitet kulturore të vendit.

Bëhet fjalë për më shumë vizitorë në muzetë kombëtarë, në parqe arkeologjike, në kala dhe monumente kulture.

Sipas ministrit, fokus dhe prioritet i MEKI-t është që këto site t’i bëjë më tërheqëse, më të aksesueshme dhe një eksperiencë më e mirë për të gjithë vizitorët.

Ndër kalatë e parqet arkeologjike më të vizituara në vend janë Kalaja e Gjirokastrës, nga muzeumet veçohet ai i Krujës dhe parqet arkeologjike të Shkodrës, Butrintit e Apolonisë. (Fatosi)