Foto nga ministria e Jashtme e Kinës
Wang Yi, përfaqësues i posaçëm i presidentit kinez Xi Jinping, u kërkoi të hënën vendeve të mëdha të shërbejnë si forca shtytëse të solidaritetit botëror dhe shtylla të paqes ndërkombëtare.
Wang, gjithashtu anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe ministri i Jashtëm kinez, i bëri këto komente në fjalimin e mbajtur në Samitin e së Ardhmes të OKB-së në Nju-Jork.
Foto nga ministria e Jashtme e Kinës
Ndërsa bota ndeshet me ndryshime si kurrë më parë, ai theksoi rëndësinë e samitit për bashkimin e përpjekjeve për paqen e për zhvillimin botëror, si edhe për hartimin e një plani për të ardhmen e njerëzimit.
"Njerëzit kanë vetëm një planet, Tokën, dhe ne i përkasim të njëjtit komunitet botëror. Është thelbësore që të kujdesemi për vatrën tonë të përbashkët dhe të punojmë së bashku për të përmirësuar qeverisjen globale," deklaroi ai.
Foto nga ministria e Jashtme e Kinës
Për të trajtuar sfidat e përbashkëta të njerëzimit dhe për një botë më të mirë, Wang paraqiti katër propozimet e Kinës.
Ai bëri thirrje për nxitjen e paqes e qëndrueshmërisë, duke theksuar se në një botë të turbullt asnjë vend nuk mbetet i paprekur. Solidariteti dhe bashkëpunimi midis vendeve janë thelbësore.
Në fund të fjalimit të tij, Wang tha se Kina sot po zbaton përtëritjen kombëtare nëpërmjet modernizimit, gjë që do të krijojë mundësi të reja për paqen dhe zhvillimin botëror.
"Kina do të punojë krah për krah me vendet anembanë botës për të promovuar ndërtimin e një bashkësie me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin dhe për të krijuar një të nesërme më paqësore e më të mirë," theksoi ai.