Nisi të hënën në Tiranë Java Kulturore Kineze, pjesë e Javëve KulturoreNdërkombëtare, mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.Nga 23 deri më 28 shtator publiku kryeqytetas ka mundësinë të njohë nga afërkulturën, artin dhe kuzhinën kineze. Kjo javë kulturore përkon me 75-vjetorin ethemelimit të Republikës Popullore të Kinës si dhe të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Kinës.
Veprimtaritë startuan të hënën me Javën e Filmit Kinez në kinemanë “Cineplex”, ku çdo mbrëmje do të shfaqen filma të autorëve kinezë me tematikë zhvillimet moderne te shoqërisë dhe jetën e përditëshme të kinezëve.
Ndër filmat e përzgjedhur janë “Përshëndetje nënë”, “Një hero i zakonshëm”, “Dashuria nuk ka fund” etj.
Nga 23 deri më 29 shtator, në Galerinë e Artit të Tiranës do të jetë e hapurekspozita “Miqtë, Art dhe Histori”, kuruar nga piktori Helidon Haliti. Veprat eekspozuara janë të realizuara në akuarel nga mjeshtrat botërorë të njohur kinezë,Liu Yi, Zhou Tianya, Li Xiaocheng, Rick Huang, Wang Hai Tao, Hu Xiaoxing, etj.
Në veprat e piktorëve kinezë të akuarelit pasqyrohet natyra, folklori dhepejzashi.Më 25 shtator, në Katedralen e Kishës Ortodokse në Tiranë, do të organizohet një koncert muzikor nga artistët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Vallëzimit tëRepublikës së Kinës, të cilët do të performojnë pjesë nga historia mijëra vjeçare e trashëgimisë së tyre muzikore.
Java kulturore kineze do të përmbyllet të premten në Pedonalen e Tiranës me“Festën e Shijes Kineze”, ku kryeqytetasit do të mund të shijojnë gatimetradicionale kineze, por dhe punime artizanale, lojëra argëtuese, demonstrime tëkaligrafisë kineze, perfomancë instrumentin tradicional kinez Guzheng, etj. (Eda Merepeza)