BE-ja mobilizon mbi 1 miliard euro për përmbytjet
2024-09-24 10:04:49

Foto nga VCG

Vendet e Bashkimit Europian ranë dakord të hënën për më shumë se 1 miliard euro ndihmë për fatkeqësitë në pesë vendet anëtare të goditura nga përmbytjet e mëdha në vitin 2023, shkruan “ATSH”.

Paratë nga Fondi i Solidaritetit të BE-së do të shkojnë për Italinë, Slloveninë, Greqinë, Francën dhe Austrinë.

Pjesa më e madhe, përkatësisht gati 450 milionë euro dhe 430 milionë euro, parashikohet për Italinë dhe Slloveninë, ku reshjet jashtëzakonisht intensive shkaktuan dëme të mëdha vitin e kaluar.

Njoftimi vjen disa ditë pasi përmbytjet shkaktuan shkatërrim të gjerë në të gjithë Europën Qendrore dhe Lindore, nga Rumania në Poloni.

Për t’u ardhur në ndihmë vendeve të prekura, Komisioni Europian premtoi 10 miliardë euro.  (Fatosi)