TIFF (Foto Gazetasi)
Nisi në Tiranë edicioni i 22-të i “Tirana International Film Festival” (TIFF). Mbi 200 prodhime të kinematografisë shqiptare e ndërkombëtare do të shfaqen në këtë festival deri më 28 shtator, njofton “ATSH”.
Pas një parakalimi të kineastëve në tapetin e kuq, nata e parë e festivalit u çel me filmin “Parthenope”, filmi i ri i regjisorit të mirënjohur Paolo Sorrentino, i cili pati në TIFF premierën ekskluzive.
Premiera botërore e filmit shqiptar “Kapedani”, i restauruar në 4K, do të shfaqet gjatë TIFF në kinema Millenium.
Ky edicioni i TIFF-it i bën homazh njërit prej aktorëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Marcello Mastroianni-t, duke shfaqur disa filma në sesionin “RetrospecTIFF”.
Ashtu si edhe në edicionet e tjera, filmi më i mirë i shkurtër në “TIFF 2024” do të kualifikohet për çmimet “Oscars 2025”, si dhe për “European Film Awards 2024”.
TIFF është kthyer tashmë në një nga eventet kulturore më të rëndësishme në Shqipëri. (Fatosi)