Dhjëtëra viktima e qindra të plagosur në Liban nga sulmet izraelite
2024-09-24 10:15:11

Foto nga VCG

Ministria libaneze e Shëndetësisë njoftoi se të paktën 182 persona janë vrarë dhe më shumë se 727 të tjerë janë plagosur, përfshirë gra dhe fëmijë, në sulmet ajrore izraelite në Liban, shkruan “ATSH”.

Në një deklaratë të Qendrës së Operacioneve Emergjente të Shëndetit Publik të ministrisë thuhet se bastisjet e izraelitëve në qytetet dhe fshatrat e Libanit jugor kishin çuar në atë që u përshkrua si një numër fillestar, që do të thotë se shifrat mund të rriten.

Ushtria izraelite njoftoi se kishte sulmuar më shumë se 300 objektiva të lidhur me milicinë e Hezbollahut në Liban. (Irma)