Shpërthen një luftë tjetër
2024-09-24 17:03:55

fjala kyçe: 战争---[zhàn zhēng]---luftë

Një tjetër luftë ka shpërthyer. 

Të hënën, pala libaneze shpalli se Izraeli ndërmori bombardime në Jug të Libanit e luginën Beka, duke vrarë afro 500 veta, shumë prej të cilëve fëmijë e gra.

Kjo ishte dita më vdekjeprurëse qysh prej Luftës së Dytë të Libanit më 2006.

foto nga CFP

foto nga CFP

1.

Lufta u kthye.

Ushtria izraelite deklaroi se bombardoi të hënën mbi 800 objektiva. Me ngritjen e reve të mëdha të tymit, shumë lagje banimi u shndërruan në rrënoja.

Sipas trupave izraelite, "Hezbollahu" kishte fshehur aty raketa, dronë e armë të tjera, prandaj ato ndërmorën sulme kundër këtyre objektivave.

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu u shpreh: "Prej kohësh, 'Hezbollahu' ju ka përdorur si mburoja njerëzore. Ai ka vënë raketa në dhomat tuaja dhe predha në garazh. Ato raketa kanë qëlluar drejtpërdrejt qytetet dhe shtetasit tanë..."

"Ju bëj thirrje ta trajtoni me seriozitet këtë paralajmërim," tha Netanyahu. "Largohuni menjëherë nga rreziku. Sapo operacioni ynë të përfundojë, ju mund të ktheheni të sigurt në shtëpitë tuaja."

Edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Herzi Halevi, tha se trupat izraelite janë të gatshme për "veprime të mëtejshme" ndaj "Hezbollahut" dhe planifikojnë të veprojnë "në disa ditët e ardhshme".

Njoftohet se qindra mijë banorë po largohen nga Jugu i Libanit dhe të gjitha autostradat drejt Veriut të Bejrutit janë të bllokuara.

foto nga CFP

foto nga CFP

foto nga CFP

foto nga CFP

2. 

"Hezbollahu" u godit rëndë me të vërtetë.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit Yoav Gallant pretendoi se java e kaluar është "java më e vështirë" qysh prej krijimit të "Hezbollahut", sepse sistemi komandues dhe morali i trupave të tij kanë pësuar "goditje" të rëndë.

Nga shpërthimet e "beeper"-ave dhe radiomarrëseve, deri në asgjësimin e liderit kryesor, të gjitha këto janë në fakt rrethim nga Izraeli sipas një plani serioz. Ndërsa sulmet masive të së hënës ishin një tjetër hap i rëndësishëm.

Po "Hezbollahu" do të qëndrojë pa u kundërpërgjigjur?

Sigurisht që jo.

Zv.sekretari i përgjithshëm i "Hezbollahut" Naim Qassem tha se Izraeli ka kryer "krime lufte që na kanë shkaktuar vuajtje", prandaj ka shpërthyer "një luftë pa kufi".

Po të hënën, edhe "Hezbollahu" lëshoi mbi 200 predha raketash kundër Veriut të Izraelit. Po, sipas palës izraelite, pjesa kryesore e tyre u bllokua nga sistemi mbrojtës raketor i Izraelit.

foto nga CFP

Sistemi i mbrojtjes raketore i Izraelit "Kupola e hekurt", që bllokoi predha raketash nga LIbani / foto nga CFP

3.

Midis Izraelit dhe Libanit kanë shpërthyer dy luftëra.

Lufta e parë, që quhet gjithashtu Lufta e 5-të e Lindjes së Mesme, ishte në vitin 1982, kur trupat izraelite pushtuan Libanin dhe rrethuan e asgjësuan Organizatën për Çlirimin e Palestinës. Ajo luftë shkaktoi afro 17 mijë viktima. Veçanërisht masakra në kampin e refugjatëve të Bejrutit tronditi mbarë botën.

Lufta e dytë shpërtheu në vitin 2006, kur Izraeli dhe "Hezbollahu" ishin në një konflikt të ashpër. Pala libaneze humbi mbi 1 mijë veta, ndërsa pala izraelite pati mbi 100 viktima. U vranë gjatë bombardimeve ajrore të trupave izraelite edhe disa vëzhgues të OKB-së, përfshirë ushtarakun paqeruajtës kinez Du Zhaoyu.

Kësaj here, nga këndvështrimi i ashpërsisë, gjendja e shkëmbimit të zjarrit e ka kaluar atë të Luftës së Dytë të Libanit.  Në fakt, pavarësisht nga zbukurimet me fjalë, kjo mund të konsiderohet si Lufta e Tretë e Libanit.

foto nga CFP

Rrëmuja pas Luftës së Dytë të LIbanit më 2006 /  foto nga CFP

4.

Pse nuk pengohen hapat e Izraelit për shpërthimin e luftës?

Si i vetmi vend që mund të ushtrojë ndikim kyç ndaj Izraelit, veprimet e ShBA-së mbeten vetëm në të folur.

Presidenti amerikan Joe Biden shprehu shqetësim për situatën dhe tha se vendi i tij po përpiqet për zbutjen e saj. Por a ka ndërmarrë ndonjë veprim të vërtetë ShBA-ja?

Shohim vetëm ashpërsimin gjithnjë e më të madh të luftës dhe gjithnjë e më shumë të vdekur.

Libani, Jordania dhe vende të tjera i bënë thirrje OKB-së të ndërmarrë veprime urgjente për ndalimin e pushtimit nga ana e Izraelit.

Nëse OKB-ja do të ndërmerrte veprim, Gaza nuk do të ishte në atë gjendje tragjike. Mos harroni, në Këshillin e Sigurimit Izraeli ka veton e ShBA-së.

Izraeli ka demonstruar me të vërtetë aftësi të jashtëzakonshme luftimi në Lindjen e Mesme, qoftë në Gazë, apo në Liban.

Por në këtë rajon nuk ka munguar kurrë lufta. Izraeli i ka fituar luftrat njëra pas tjetrës, por ai nuk ka fituar paqen e vërtetë.

Nëse do të zhduket "Hamasi", do të ketë "Hamas" të ri. Nëse do të humbë "Hezbollahu", kush mund të sigurojë se nuk do të ketë "Hezbollah" të ri?

Një ushtri me kulturë të vërtetë, duhet të ketë si objektiv armikun e vërtetë, por jo gratë e fëmijët.

Nëse nuk zhduket urrejtja, si mund të ketë Izraeli paqe?

Rrëmuja pas Luftës së Dytë të LIbanit më 2006 /  foto nga CFP